Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga themeluesi i PDK-së, Xhavit Haliti, i përmendur në aferën e fajdeve, ka thënë se kushdo që e ka lënë të pushojë një lëndë nga vitit 2013 duhet të ndiqet penalisht.
Ka thënë se gjithë zingjiri në Polici e Prokurori duhet të japin llogari pse e kanë lënë kaq gjatë një lëndë e nuk e kanë hetuar.
“Kush e ka ndaluar lëndën, është problem në vete. Unë besoj që i gjithë zinxhiri i cili ka ndikuar që kjo lëndë të mos procedohet, duhet të ndiqet penalisht. Sikur diçka e tillë të ishte e vërtet, unë do të përgatitsha ndryshe, do të flisja ndryshe, pasi jam përfaqësues i votuar i Popullit. Është ofendim për qytetarët, e për popullin, e për ata që më kanë votuar, që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës, po të isha i implikuar në këto çështje”, ka thënë Haliti për Periskopin.
“E gjithë kjo s’është asgjë tjetër, veç një lufte speciale kundër nesh”, ka shtuar ai.
Ai ka hedhur dyshime se mediat e sponsorizuara po bëjnë lajme të tilla. Por, nuk ka ofruar asnjë fakt për këtë dhe nuk ka treguar nëse në këtë skandal është përfshirë ndonjë grup brenda PDK-së, në kohën kur po mbahen zgjedhjet partiake.
“Ky është një instrumentalizimi i mediumeve, i paguar, i sponsorizuar, por nuk e di nga kush. Të akuzosh viktimën, veç tek ne ndodh kjo. Analizojeni se kush është viktima në këtë rast. A i kanë pyetur ata, nëse janë të implikuar në këtë çështje të korrupsionit, e jo të fajdeve, siç po u thoni. Korrupsioni është kërkim lekësh. Dikush ka kërkuar lekë në emrin tim e të Kadriut për t’iu mundësuar shit-blerje. Unë nuk e di se kush çka ka blerë”, ka thënë ai tutje.
Haliti ka treguar se s’është hera e parë që dikush keqpërdor emrin e tij.
“Kam pasur edhe raste të tjera kur njerëzit ose mashtruesit kanë keqpërdorur emrin tim. Kjo s’është hera e parë. Por, për këtë rast opinioni duhet informuar realisht. Nëse dikujt s’i pëlqen Xhavit Haliti, apo Kadri Veseli, hajde ta degradojmë politikisht e me argumente, por të na implikosh në çështje të grupit kriminal, nga i pari deri tek i fundit, sepse ata e kanë incizuar njëri tjetrin, kanë bërë dosje ndoshta për të na bërë shantazh edhe neve. Por t’i thuash se je implikuar në fajde, dikujt që s’ka lidhje në atë punë. Askush deri më sot s’ka thënë që Xhavit Haliti ka dhënë fajde. Askush s’mund të thotë se i kam dhënë apo i kam marrë para me fajde. S’jam pjesë e asnjë grupi unë. Pse kjo urrejtje patologjike ndaj dy figurave të PDK-së, veçanërisht kohën e fundit”, ka deklaruar Haliti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj