Serbia dje e votoi rezolutën e OKB-së që e dënon agresionin rus në Ukrainë.
Këtë votë, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, po e sheh si një sinjal që Serbia ka filluar t’i ndryshojë qëndrimet në raport me Rusinë.
“Më vjen mirë që Serbia në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u distancua në njëfarë mënyre nga Rusia, e dënoi agresionin në Ukrainë dhe për mua është shenjë mjaftë domethënëse dhe shpresoj, edhe pse nuk besoj, por po shpresoj që ndoshta Serbia ka vendosur të mos jetë instrument në duart e Rusisë për ta destabilizuar Ballkanin.”
“Edhe pse në hapësirën kohore, në këtë hapësirën e paqes në Ballkan dhe përpjekjen për ta vendosur një lloj paqe ka pasur një stabilitet, Serbia është armatosur mjaftueshëm dhe asnjëherë nuk është treguar bashkëpunuese as me bashkësinë ndërkombëtare, por as me Kosovën që ta njohë situatën dhe statusin e Kosovës që e kanë njohur rreth 120 vende të botës” tha Haliti në KlanKosova.
Deputeti i PDK-së tha se sipas burimeve të tij, Serbia ka disa skenarë të përgatitur për ta sulmuar veriun e Kosovës.
“Rreziku është permanent dhe unë nuk e di si punojnë shërbimet tona, por unë kam të dhëna që ata i kanë disa skenarë që i kanë përgatitur për mundësinë e sulmit, apo okupimit të veriut të Kosovës që është një rrezik dhe është një problem në të cilin jemi ballafaquar në diskutime, unë po e them atë që perëndimorët e dinë”.
“Unë besoj se ata (AKI) e dinë se bashkëpunojnë vetë me institucionet ndërkombëtare, por është shqetësuese, sepse ata kanë blerë uniforma të UÇK-së në Kosovë, simbole të UÇK-së kanë blerë në Kosovë dhe kjo më kujton një projekt që ka qenë në Shqipëri, një projekt sekret i kohës së komunizmit se si do t’i sulmonin forcat e Shqipërisë në Kosovë me uniformat e Jugosllavisë dhe do ta akuzonin Serbinë dhe do ta justifikonin pastaj sulmin për ta marrë Kosovën në emër të asaj që po shpëtohet populli shqiptar i Kosovës.”
Sipas Halitit njëri nga këta skenarë përfshinë një sulm që serbët mund ta bëjnë në emër të UÇK-së dhe pastaj të ndërhyjnë me arsyetimin se duan t’i mbrojnë serbët e Kosovës.
“Provokimi që mund ta bëjnë është që të bëjnë ndonjë sulm në emër të forcave të UÇK-së me emblemë dhe do të incizohej me kamera dhe do t’i prezantohej krejt botës që ja e kemi një sulm kundër serbëve në Kosovë dhe ne u detyruam t’i mbrojmë ata.”
“Një problem tjetër është çështja e zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi, se a do të lejohen të mbahen apo jo dhe problemi i tretë që mund të krijojë situatë të pakëndshme është qendra e transmetimit të energjisë elektrike. Sipas të dhënave, forcat serbe kanë mobilizuar qindra forca speciale me armë që nuk kanë numra, kryesisht automatik, kallashnikovë, ndoshta kinez, për të thënë që këto janë armë të UÇK-së, por me pozicionimin e ri të Serbisë nuk e di a mund të aplikohet ndonjëri nga këto skenarë” deklaroi Haliti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë