LAJMI I FUNDIT:

Haliti: LDK do ta respektojë vendimin e Kushtetueses

Haliti: LDK do ta respektojë vendimin e Kushtetueses

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka folur lidhur me vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese që mund të sjell më 29 maj për dekretin e presidentin Hashim Thaçi, për mandatarin.

Haliti tha se Lidhja Demokratike e Kosovës pret që vendimi të jetë pozitiv dhe të i lejohet mandatarit Avdullah Hoti, të formojë qeverinë e re.

Anëtari i kryesisë së LDK-së theksoi se partia që ai përfaqëson do ta respektojë vendimin e Kushtetueses pa marrë parasysh vendimin.


“Ne presim që të jetë po. Ne i kemi bërë publike qëndrime tona edhe nëpërmjet kryesisë dhe liderit. Ne do ta pranojmë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në demokraci duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Por ne presim që vendimi të jetë pozitiv”, tha Haliti, në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

“Kjo për shkak të situatës në të cilën gjendemi. Duhet të kemi qeveri funksionale me një shumicë parlamentare. Unë besoj që Lidhja Demokratike i ka 61 deputetë. Unë besoj që Gjykata do ta lejojë që mandatari Hoti të lejohet ta formojë qeverinë. Dhe kjo duhet të pranohet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori