LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Serbia po të kishte informacione për aksionin në veri, arrestimet nuk do të ndodhnin (Video)

Halimi: Serbia po të kishte informacione për aksionin në veri, arrestimet nuk do të ndodhnin (Video)

Analisti Fisnik Halimi ka thënë se Serbia nuk ka pasur informacione të mjaftueshme për aksionin në veri pasi sipas tij po të kishte nuk do të kishin mundur të ndodhnin arrestimet e pjesëtarëve serb të Policisë së Kosovës.

Halimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se gabimi i Kosovës ka qenë që ka legjitimuar strukturat e MUP-it serb në brendësi të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

“S’ka aspak dyshim që këto struktura luajnë rol të dyfishtë ku raportimin e parë e bëjnë në Beograd”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Analisti thotë se reagimi i Vuçiqit pas aksionit të policisë në veri ka qenë disfatistë.

“Nëse Vuçiqi do të kishte qenë me të vërtet i njoftuar për çdo gjë atëherë ato arrestime të atyre njerëzve të atij profili të lartë nuk do të kishin ndodhur fare”.

Halimi thotë se askush në kampin serb nuk ka besuar se target i arrestimeve do të ishin personat që “kanë pasur mbrojtje legale për shkak se përfaqësonin institucionet e Kosovës dhe bënin punë jo legjitime”.

“Duhet pasur parasysh një gjë. Strukturat operitive të dhunës apo xhandarët dhe policët tjerë nga Serbia që edhe sot janë aktiv ilegalisht në veri të Kosovës, atë ditë nuk janë aktivizuar për t’iu kundërvënë Policisë së Kosovës, sepse po të ndodhte kjo gjë numri i viktimave do të ishte shumë i madh dhe do të kishim një bilanc tragjik”, tha ndër të tjera Fisnik Halimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori