LAJMI I FUNDIT:

Haki Abazi i thotë Dardan Molliqajt: “Kur e kam luftu Klanin Pronto, ti je fotografu me Thaçin”

Haki Abazi i thotë Dardan Molliqajt: “Kur e kam luftu Klanin Pronto, ti je fotografu me Thaçin”

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe analistit politik, Haki Abazi.

Molliqaj i ka thënë Abazit se është bërë me PDK-në e LDK-në vetëm e vetëm që ta rrëzojnë Shpend Ahmetin, por që sipas tij, ka humbur.

Madje, Molliqaj i ka thënë Abazit se ka luajtur ulët, madje duke goditur edhe “nën brezë”.


Pas kësaj ka reaguar Abazi, i cili ka thënë se Shpend Ahmeti ka dështuar.

“Me majt Prishtinën me kanxha e kifle, është amnezi. Prishtina nuk mbahet me kësi gjërash dhe me viktimizim”, ka thënë Abazi.

“E kam mbështet shpendin më 2013, por asnjë standard nuk e ka arritur deri më tani në qeverisje. Me ta pru një aparat me ta shtyp certifikata të lindjes, nuk është standard”, ka thënë Abazi.

Abazi i tha Molliqajt se ai kur ai e ka luftuar Klanin Pronto dhe Hashim Thaçin, “ju keni bërë fotografi me Hashim Thaçin”, ka thënë Abazi.

Në një moment, Abazi i ka thënë Molliqajt se është shndërruar në nivel të Adem Grabovcit, duke e përmendur videon ku VV nën petkun e një organizatë joqeveritare, ka manipuluar me qytetarët për votimet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori