Hakan Calhanoglu mungon ndaj Real Sociedad, Kristjan Asllani favoriti kryesor për ta zëvendësuar

Pas Juan Cuadrados, listës së mungesave te Inter i është bashkuar së fundmi edhe Hakan Calhanoglu, i cili do të mungojë në sfidën hapëse të tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Real Sociedad të mërkurën.
Inter do të udhëtojë për në Spanjë, aty ku do të përballet me ekipin spanjoll Real Sociedad, ndeshje kjo e vlefshme për grupin D.
Siç raportojnë mediat italiane, Calhanoglu ka pësuar një lëndim muskulor në këmbën e tij të djathtë.
Cuadrado në anën tjetër po vuan nga një problem në thembër, dhe ndonëse ishte i gatshëm për sfidën ndaj Milan të shtunën, ai nuk ishte i përfshirë në skuadër.
Kristjan Asllani është kandidati kryesor për ta zëvendësuar turkun. Sidoqoftë, tekniku italian ka edhe opsione tjera si Henrikh Mkhitaryan, Davide Frattesi apo Davy Klaassen.
















































