Nikoqirja e Samitit të Berlinit, Tirana, ishte Parisi e Brukseli dhe ky ishte mesazhi më i mirë që mund të ndodhte në Ballkanin Perëndimor.
Kështu tha kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, në emisionin “Tempus”, në KTV.
Sipas tij, inatet mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama, dëmtojnë të dyja vendet.
“Duhet me thënë shumë haptas, sot Tirana ishte Parisi, ishte Brukseli dhe ky ishte mesazhi më i mirë që mund të ndodhte në Ballkanin Perëndimor. Mos të harrojmë, konkurrenca për të mbajtur këtë Samit te vendet e Ballkanit Perëndimor, është jashtëzakonisht e madhe”, tha Hajrullahu.
Ai shtoi se është vërejtur një lloj xhelozie nga ana e Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila edhe kur u përshendet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama nuk ishte në humor të mirë, sepse sipas tij sigurisht i pengonte edhe flamuri i Kosovës.
Megjithatë, Hajrullahu tha se kishte një mesazh shumë të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, mesazhi i krerëve të Bashkimit Evropian, ishte se a jemi vonë apo herët për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Çështja tjetër që unë e pash në shumë aspekte, kishte një mesazh shumë të rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor… Mesazhi i tyre është se a jemi vonë, a jemi herët sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, tha Hajrullahu.
Po ashtu, ai theksoi edhe përshendetjen e kryeministrit Rama me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ku njëri-tjetrin e quanin “më i miri i tonve” dhe “baba i kombit”, mund të jenë ndonjë lloj mesazhi për t’u dërguar tek kryeministri Kurti.
“Dëmi personal që ata mund t’ia bëjnë njëri-tjetrit, po i dëmton relacionet Kosovë-Shqipëri dhe kjo nuk do duhej të ndodhte, këto inate që ata po i kanë në vazhdimësi edhe në deklarata. Ju e keni pa që zotri Rama për shembull tha para dy-tri ditësh që çështja e veriut- Banjskës nuk do të jetë aty diskutim, por në fjalimin e zotit Kurti, ai e nis me çështjen e Basnjskës dhe sulmit terrorist që ndodhi në pjesën veriore të Kosovës”, shtoi Hajrullahu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit