LAJMI I FUNDIT:

Hajnat e ndoqën nga aeroporti deri tek hoteli, publikohen pamjet e grabitjes me armë të turistit britanik në Afrikën e Jugut

Hajnat e ndoqën nga aeroporti deri tek hoteli, publikohen pamjet e grabitjes me armë të turistit britanik në Afrikën e Jugut

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një turist i pasur britanik u grabit jashtë hotelit të tij luksoz në Johannesburg, Afrika e Jugut.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një turist britanik u grabit me armë vetëm gjysmë ore pasi një taksi e solli atë nga aeroporti në Afrikën e Jugut, transmeton Telegrafi.


Grabitësit arritën ta ndalnin makinën ku ishte turisti dhe i drejtuan armën në fytyrë, pasi banda kishte ndjekur taksinë e tij që nga aeroporti në Johannesburg deri në hotelin e tij luksoz – dhe më pas i zuri pritën rreth orës 19:30, të kohës lokale.

Tre burra të armatosur vrapuan pas taksisë së tij ndërsa kaluan nëpër portat e sigurisë në një hotel luksoz, duke shfrytëzuar edhe momentin kur ishin dyert e hapura.

Njëri nga hajdutët hapi bagazhin e makinës dhe vodhi gjërat e turistit britanik, ndërsa një tjetër hajdut vodhi portofolin e viktimës së tmerruar dhe laptopin e tij.

Hajdutët u larguan nga vendi i ngjarjes brenda pak minutash, duke u larguar në drejtim të panjohur.

Një zëdhënës i Shërbimit të Policisë së Afrikës së Jugut tha që sendet e vjedhura arrijnë vlerën prej 5.350 paund dhe tha se ata kanë një ekip të detektivëve të caktuar për grabitje të armatosur.

Turistët ndërkombëtarë që mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar OR Tambo kanë qenë prej kohësh objektivi i bandave profesionale të dhunshme që ndjekin viktimat.

Videoja e grabitjes ka shkuar virale në Twitter, me më shumë se 38,000 njerëz duke e shikuar atë që kur u ngarkua dje.

Aeroporti është vetëm 28 kilometra larg nga hoteli me katër yje Falstaff Boutique në zonën e sipërme të Sandton.

Afrika e Jugut vuan një shkallë jashtëzakonisht të lartë krimi me më shumë se 21,000 vrasje dhe 41,000 dhunime dhe 51,000 grabitje në vit, ekuivalent me 58 vrasje dhe 72 përdhunime çdo ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori