LAJMI I FUNDIT:

Hajduti i dyshuar brenda një shtëpie në New Brunswick doli të ishte një dre në panik

Hajduti i dyshuar brenda një shtëpie në New Brunswick doli të ishte një dre në panik

Një çift nga New Brunswick, i cili fillimisht mendoi se një hajdut kishte hyrë në shtëpinë e tyre, zbuluan se hajduti në fakt ishte një dre në panik.

Ray dhe Katie O’Donnell thanë se arritën në shtëpinë e tyre në Hampton nga dyqani ushqimor kur ata vërejtën se një dritare ishte thyer.

Çifti fillimisht mendoi se kishte një hajdut brenda, por shpejt zbuluan se “fajtori” ishte një dre i cili ishte futur në bodrum, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


Djali i tyre, Colin O’Donnell, erdhi në ndihmë bashkë me një mik për të ndihmuar të nxirrte kafshën nga shtëpia.

Colin O’Donnell postoi një video në Facebook duke dokumentuar përpjekjet për të nxjerrë “hajdutin”.

Një oficer i Departamentit të Burimeve Natyrore mbërriti shpejt në shtëpi dhe ishte në gjendje ta inkurajonte drerin të ngjitej me vrap nga shkallët dhe të dilte nga shtëpia përmes derës.

Departamenti i Burimeve Natyrore tha se dreri nuk dukej të ishte lënduar rëndë, por familja O’Donnell bëri të ditur se kafsha kishte lënë disa shenja të shkatërrimit nëpër shtëpinë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Këto janë 15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Këto janë 15 arsyet pse myslimanët nuk e hanë mishin e derrit

Fun
Kalo në kategori