LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Nuk do të ketë rritje të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë

Hajdari: Nuk do të ketë rritje të çmimeve të artikujve ushqimorë në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se përmes një urdhërese sot kanë vendosur të kufizojnë ngritjen e çmimeve pas gjendjes me pandeminë coronavirus në pothuajse të gjithë botën.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës, ajo tha se këtë urdhëresë e ka marrë në bazë të ligjeve, teksa iu bëri thirrje inspektorëve të tregut për të dalë në terren dhe të marrin masat përkatëse.


Ministri i Financave, Besnik Bislimi tha se dikasteri që ai udhëheq, po ashtu ka marrë vendim për të parandaluar manipulimin me çmime të artikujve ushqimorë. Ai tha se nuk ka kufizime të mallrave nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërsa, ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami tha se vendimi i Qeverisë për ndërprerje të mësimit nuk po respektohet nga shkollat e komunitetit serb. Për këtë ai theksoi se duhet të merren masat sipas ligjeve në fuqi.

Krah as kësaj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ftoi organet e drejtësisë që të sigurohet se po zbatohen në tërësi vendimet e Qeverisë për parandalimin e coronavirusit.

Por ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu tha se pas një takimi që ka pasur sot me përfaqësues serbë, nuk do të ketë nevojë intervenimi shtetëror për ndalimin e mësimit në shkollat e komunitetit serb.

Në vazhdën e këtyre diskutimeve, ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku tha se ka anuluar fluturimet që vijnë nga disa shtete të Evropës për shkak të pandemisë me coronavirus.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori