LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber tregon ngjyrën e saj natyrale të flokëve

Hailey Bieber tregon ngjyrën e saj natyrale të flokëve

Hailey Bieber është një bionde – por pastaj, Hailey Bieber nuk është bionde.

Kur mendojmë për Hailey menjëherë na vjen në mendje një vajzë e bukur, me flokë të bardhë, të shndritshëm, ashtu si ajo i ka mbajtur gjithmonë.


Përveç se është hija e saj e zakonshme – me përjashtim të rastit rozë – thjesht i përshtatet asaj në mënyrë të natyrshme. Por duket se edhe vetë Bieber harroi që ajo nuk është në të vërtetë ngjyra e saj natyrale e flokëve.

Të martën, 29 korrik, Bieber postoi një foto pa grim në Instagram, në të cilën maja e kokës së saj nuk shihet fare.

Por në një foto tjetër, të postuar në Instagram Story, mund të shihen qartazi rrënjët e dala.

“Më në fund do të di se cila është ngjyra ime e vërtetë natyrale e flokëve”, shkroi ajo mbi fotografinë, në të cilën ajo po mban flokët me gishta. Por nuk është mister: Ngjyra natyrale e flokëve të Bieber padyshim që duket të jetë një kafe mesatare e errët.

Duket se Hailey, si shumë të famshëm të tjerë përfitoi nga karantina dhe i la rrënjët e saj të rriten në mënyrë natyrale. /Telegrafi/