LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber ndan sekretet e saj të fundit për kujdesin ndaj lëkurës

Hailey Bieber ndan sekretet e saj të fundit për kujdesin ndaj lëkurës
Hailey Baldwin (Foto: Sean Zanni/Getty Images for McDonald's/Guliver)

Me izolim në horizont, ne po bëjmë shumë për kujdesin për veten.

Mbretëresha e selfie-ve, modelja dhe gruaja e Justin, Hailey Bieber, ndan regjimin e saj të saktë të bukurisë (falë mësueses së saj të bukurisë Dr Barbara Sturm), transmeton Telegrafi.


Rutina e kujdesit ndaj lëkurës të Hailey Bieber

“Nuk më pëlqejnë shumë hapa pasi zakonisht nuk kam kohë. Unë filloj me pastrimin dhe larjen, pastaj vendosjen e një serumi dhe hidratuesi. Nëse kam më shumë kohë gjatë natës, do të vendos një maskë për fytyrën ose hidratues shtesë. Unë kurrë nuk fle me grim, madje edhe kur jam e dehur, kurrë nuk kam rënë në gjumë me grim në fytyrën time. Gjumi dhe pushimi është kaq i rëndësishëm për lëkurën. Nëse jam duke punuar dhe udhëtoj shumë dhe orari im i gjumit është i çrregullt, vërej që lëkura ime bëhet me të vërtetë e thatë.”

“Dr Barbara Sturm më mësoi të aplikoj produkte ndërsa lëkura është e lagur në mënyrë që të pijë më shumë nga ushqyesit nga hidratuesi. Ushqimi është po aq i rëndësishëm, çfarëdo që të futni në trupin tuaj, do të reflektojë edhe në pjesën e jashtme”. /Telegrafi/