LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Përkrahje e gjerë për marrëveshjen e Prespës

Hahn: Përkrahje e gjerë për marrëveshjen e Prespës

Euro komisionari për Zgjerim Johannes Hahn i pari u deklarua për rezultatin e referendumit, duke vlerësuar se votat “për” në referendum janë të rëndësishme dhe më këtë jepet përkrahje e marrëveshjes së Prespës.

“Ju uroj atyre që votuan sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan liritë e tyre demokratike. Me të rëndësishmen “po” ka përkrahje të gjerë për marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmes euroatlantike të vendit shkroi Hahn në rrjetin social “Twitter”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tash, shtoi ai, pres të gjithë liderët partiak të respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësi të madhe.


Burime diplomatike për AIM thonë se shpresojnë se opozita “do të jetë më konstruktive se sa deri tani” dhe se do ta përkrahin procedurën institucionale./Telegrafi/