Agjentja e Erling Haalandit, Rafaela Pimenta, beson se klienti i tij mund të ketë një çmim deri në një miliard euro në tregun e sotëm të transferimeve.

Pas vdekjes së Mino Raiolas, Pimenta mori përsipër agjencinë e tij, One, ndërsa nuk pret që çmimet të ndalojnë së rrituri në vitet në vijim.


Braziliania është intervistuar nga gazetari Yassin Nfaoui në programin Telefoot të kanalit francez, TF1.

halland1 (Foto: Getty)

“Erling Haaland vlen një miliard euro. Ky nuk është një supozim, por jam e sigurt për këtë. Mund t’i konsiderojnë qesharake pohimet e mia duke thënë se asnjë klub nuk do të paguajë një miliard”.

“Por mosha e tij, cilësitë e tij, progresi i tij dhe mënyra si sillet është pse po flas për një miliard. E ardhmja është e panjohur, por është duke ardhur”, ka deklaruar Pimenta. /Telegrafi/

telegrafi sport app