LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Hamza priti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Gelder

Guvernatori Hamza priti drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Gelder

Guvernatori i Bankës Qendrore së Kosovës, Bedri Hamza, me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në Qendrën e Vazhdimësisë së Punës së BQK-së në Prizren, Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, të shoqëruar nga Marko Mantovanelli, Drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Kosovës.

Guvernatori Hamza e ka përgëzuar për postin e ri Van Gelder dhe e ka njoftuar atë për funksionalizimin e Qendrës për Vazhdimësi të Punës duke e falënderuar atë për mbështetjen e parezervë që ka dhënë Banka Botërore në përkrahje të ndërtimit të kësaj qendre të rëndësisë strategjike për Bankën Qendrore, sistemin financiar në përgjithësi dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës. Guvernatori Hamza e njoftoi  Van gelder, mbi zhvillimet aktuale në ekonominë e Kosovës dhe rolin e sistemit financiar.

Gjatë takimit, Guvernatori Hamza ka marrë mbështetje nga Van Gelder se Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e saj për të gjitha fushat të cilat janë me interes për zhvillimin e BQK-së, qoftë në shërbim të ngritjes së kapaciteteve të saj apo qoftë me projekte që kanë për qëllim zhvillimin e sektorit financiar në përgjithësi.


Të dyja delegacionet e kanë çmuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe janë zotuar se kjo frymë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tej. Në anën tjetër delegacioni i Bankës Botërore ka vlerësuar BQK-në për të gjitha të arriturat në projektet që cilat janë përkrahur nga asistenca teknike e Bankës Botërore.

Guvernatori Hamza Val Gelder u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e projekteve të rëndësisë së veçantë në sferën e sistemit financiar që ndikojnë në rritjen e ndërmjetësimit financiar dhe qasjen në financim në funksion të zhvillimit të sektorit privat.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Kalo në kategori