LAJMI I FUNDIT:

Guardiola tregon se çfarë do të bëjë nëse City dënohet për shkelje të rregullave financiare

Guardiola tregon se çfarë do të bëjë nëse City dënohet për shkelje të rregullave financiare

Pep Guardiola ka zbuluar se çfarë do të bëjë në rast se Manchester City dënohet për shkelje të rregullave të Fair-play financiar.

Javën e kaluar, u konfirmua se Evertoni është dënuar me heqje të dhjetë pikëve në Ligën Premier pikërisht për shkak të thyerjes së këtyre rregullave.

“Një komision i pavarur ka vendosur një zbritje të menjëhershme prej 10 pikësh për Everton FC për shkelje të rregullave financiare”.


“Liga Premier lëshoi ​​një ankesë kundër klubit dhe ia referoi çështjen një komisioni të pavarur në fillim të këtij viti”, thuhej në deklaratën e lëshuar nga Liga Premier.

Benjamin Mendy nis padinë ndaj ish-klubit të tij Man Cityt
Lexo po ashtu Benjamin Mendy nis padinë ndaj ish-klubit të tij Man Cityt

Që kur u konfirmua dënimi i Evertonit, vëmendja ka kaluar te dënimi i mundshëm i Cityt pasi u raportua se klubi është nën hetim për gjoja shkeljen e rregullave financiare gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh.

Duke folur për mediat përpara ndeshjes së Cityt në Ligën Premier kundër Liverpool këtë vikend, Guardiola u pyet për të ardhmen e tij nëse kampionët e Anglisë shpallen fajtorë.

“Unë nuk do ta konsideroj të ardhmen time nëse jemi në ligën e dytë, me shumë mundësi do të qëndroja”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Tutje, ai refuzoi të jap një koment rreth dënimit me heqje pikësh për Evertonin.

Bernardo Silva tregon se u tundua nga ofertat saudite, por një gjë e ndaloi
Lexo po ashtu Bernardo Silva tregon se u tundua nga ofertat saudite, por një gjë e ndaloi

“Unë nuk do të them asnëj fjalë për Evertonin sepse nuk e di realisht se çfarë ka ndodhur. Janë dy raste krejtësisht të ndryshme. E di që njerëzit thonë pse City nuk po shkon në Ligën e Konferencës, por le të presim”.

“Ju lexoni, por askush nuk e di në fakt çfarë po ndodh në të vërtetë. Të gjithë ata që e thonë nuk e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nuk i kam lexuar të gjitha. Por prisni, çfarë thashë një muaj më parë, nëse kemi bërë diçka të gabuar, do të ndëshkohemi”.

“Pas asaj që do të bëhet, unë do të jem këtu, sa i përket çështjes së Everton nuk e di se çfarë ndodhi, por është krejtësisht ndryshe. Kjo është arsyeja pse nuk mund ta krahasoni atë”, përfundoi tekniku spanjoll./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Kalo në kategori