Guardiola: Ne i blemë shtatë lojtarë për 300 milionë dhe u bë e madhe, ka klube që i kanë blerë dy lojtarë me këtë shifër

128:"during The Emirates FA Cup Fourth Round between Cardiff City and Manchester City on January 28, 2018 in Cardiff, United Kingdom. 11:"Harry Trump
Pep Guardiola ka folur pas transferimit të fundit të Manchester Cityt që e bleu për 65 milionë euro, Aymeric Laporten.
Klubi i sheikëve ka harxhuar 300 milionë euro për blerjen e gjashtë lojtarëve.
“I kuptoj kritikat, por lojtarët e mirë janë të shtrenjtë”.
“Ka klube që i kanë harxhuar këtë shumë në vetëm dy lojtarë, ndërsa ne i kemi blerë shtatë lojtarë që janë nën 30 vjeç”.
"Është dashur të blejmë lojtarë, pasi janë larguar shumë, sidomos mbrojtës”.

Guardiola po ashtu ka pasur fjalë të mira për ardhjen e re, Laporten.
"Ai është i ri luan me të majtën dhe është 23 ose 24 vjeç. Luan në La Liga që i ri, pason mirë, është i fortë në ajër dhe jam i lumtur që do të punoj me të”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































