Gazeta e njohur britanike “The Guardian” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë aktores së famshme kosovare, Arta Dobroshi, e cila ka folur për vështirësitë gjatë karrierës së saj në film.
Në një intervistë për të përditshmen britanike, aktorja Dobroshi para premierës së filmit të saj të shkurtër “Home”, ka folur për të kaluarën e saj si refugjatë dhe vështirësitë në fëmijëri. Ajo ka kujtuar kohën kur prindërit e saj vazhdimisht e kanë këshilluar atë dhe dy vëllezërit e saj që të kënaqeshin gjatë jetës së tyre.
“Vetëm kënaquni”, i kishin thënë prindërit Arta Dobroshit derisa ajo po rritej së bashku me vëllezërit e saj. “Çdo ditë më thoshin: Mos u mërzitni për gjithçka – vetëm kënaquni’”.
“The Guardian” shkruan se këtë familje e bënë të jashtëzakonshme vendosshmëria që të jenë të lumtur duke jetuar në një zonë lufte.
“Por përveç shmangies së plumbave dhe detyrimit që të largoheshin me dhunë nga shtëpia e tyre për në një kamp refugjatësh, prindërit e saj nuk ndaluan të jenë të lumtur, pozitivë dhe me plotë shpresë për të ardhmen”, shkruan “The Guardian”.
“Me çfarëdo që përballeshim, prindërit e dinin se gjëja më e rëndësishme që t’i jepnin fëmijëve ishte shpresa, buzëqeshja dhe lumturia”, thotë Dobroshi.
E kaluara e saj si refugjate, shkruan “The Guardian”, i ka ndihmuar Arta Dobroshit që ajo të realizojë filmin e shkurtër “Home”, premiera e të cilit do të jepet në Lodër gjatë këtij vikendi.
“Filmi është i dizajnuar që të bëjë një gjë që Arta gjithmonë besonte se do të bënte dallimin: Vendosja e njerëzve fatlumë në këpucët e njerëzve të pafat”.
Filmi është një rrëfim i njohur, por diçka dallon: Familja që ka vendosur në filmin e saj nuk është siriane ose afgane. Është britanike.
“Filmi përcjell fatin e një familje me dy fëmijë të cilët janë të detyruar që të largohen nga shtëpia e tyre. Ata paguajnë kontrabandistë për t’i bartur me vetura, në njërën fëmijët e tyre ndërsa në tjetrën prindërit”, shkruan The Guardian.
“Ka frikë dhe dhunë. Çifti detyrohet disa herë që të bartë fëmijët e traumatizuar nëpër fusha dhe nëpër ndërtesat e rrënuara dhe në një moment ata vrapojnë për të shpëtuar pasi gjenden në mesin e një fushëbeteje”.
Privilegji më i madh i karrierës së saj që tani Arta Dobroshi po e shijon, thotë ajo, se është mundësia që të tregojë rrëfimin për refugjatët, transmeton Koha.net.
“Shpresa ime më e madhe tani”, thotë ajo, “është se ndoshta pas 10, 20 ose 40 vjetësh, fëmijët ose nipërit tanë do të thonë, a mund ta imagjinoni? Ka pasur kohëra në të kaluarën kur njerëzit edhe pse në liri nuk kanë mundur t’i shpëtojnë refugjatët. Me të vërtetë ka pasur këso kohëra”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues: Gjithçka që ndodhi në finalen e madhe
"Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës", Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova