LAJMI I FUNDIT:

Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes kryetarit Gazment Bardhi i ka kërkuar sot SPAK-ut të nis hetimet për ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Shkak për këtë kallëzim është bërë një procedurë tenderi e realizuar në muajin korrik 2024 nga Autoriteti Portual Durrës, i cili ka nënshkruar një kontratë konsulence me kompaninë hollandeze Royal Haskoning DHV, me vlerë 12 milionë euro, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano, shkruan Tch.

Kjo kontratë është lidhur me negocim të drejtpërdrejtë ndërmjet drejtorit të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu dhe përfaqësuesve të kompanisë private Royal Haskoning DHV, pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të prokurimit publik.


Ish-drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu thuhet se ka shmangur të gjitha rregullat e prokurimit publik, duke përzgjedhur drejtpërdrejtë kompaninë fituese, duke cenuar haptazi interesin publik dhe dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit, me qëllim përfitimin ekonomik të subjektit privat.

Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Kalo në kategori