LAJMI I FUNDIT:

Grupi i arnave për dhjetorin

Grupi i arnave për dhjetorin

Microsoft në kuadër të grupit të rregullt mujorë të arnave të sigurisë publikoi edhe mbindërtimet që kanë të bëjë me zgjidhjen e lëshimeve të rrezikshëm në produktet e veta.

Edhe pse nuk ka informata zyrtare se cilat lëshime janë korrigjuar, ekspertët e sigurisë besojnë se në mesin e tyre ka arna me të cilat zgjidhjet problemi i keqpërdorur nga ana e krimbit Duqy dhe lëshimi në SSL/TSL cookies (BEAST) i cili mund të keqpërdoret përmes shfletuesit të Internetit.

Krejtësisht janë publikuar 14 raporte të sigurisë, e prej tyre shtatë kanë të bëjnë me Windows, e tri janë kritik dhe kërkojnë rinisje të sistemit operativ.

Më shumë informata rreth arnave mund të gjeni në faqet e Microsoftit. /Telegrafi/