Grumbullimi i mbeturinave do të filloj nga data 1 korrik në Komunën e Klinës


Kompania e Mbeturinave “Ambienti” ka njoftuar, qytetarët e Komunës së Klinës se do të filloj grumbullimi i mbeturinave me orar të ri të punës, duke filluar nga data 1 korrik.
Sipas njoftimit, grumbullimi i mbeturinave do të filloj me këtë orar: Orari i mëparshëm: 08:00 – 16:00, Orari i ri: 07:00 – 15:00.
Për shkak të temperaturave të larta, ekipet do të fillojnë punën nga ora 07:00, në vend të orës 08:00.
“Lusim të gjithë qytetarët që mbeturinat ti vendosin para shtëpive ose objekteve të tyre para orës 07:00, në mënyrë që grumbullimi të realizohet me kohë dhe pa pengesa".
"Ju falënderojmë për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe kontributin tuaj në mbajtjen e një ambienti të pastër”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































