Deputeti i BDI-së, Artab Grubi, në foltoren e Kuvendit theksoi se të gjithë ata që janë përgjegjës për të "enjten e përgjakshme" duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para ligjit, përfshirë edhe deputetët të cilët janë të akuzuar.

"Kjo le të jetë mësim për të gjithë ne dhe le të kthehet në fuqi që të ecim përpara. Le të jetë fillimi i demokracisë", tha Grubi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përndryshe, Kuvendi sot në seancë plenare vendosi që t'ju merr imunitetin gjashtë deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët dyshohen për ngjarjet në Kuvend më 27 prill./Telegrafi/