LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që ra nga një ndërtesë në Podujevë, dyshohet se bëri vetëvrasje

Gruaja që ra nga një ndërtesë në Podujevë, dyshohet se bëri vetëvrasje
Foto: Arkiv

Një grua e moshës rreth 50-vjeçare ka vdekur këtë të shtunë në Podujevë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

E njëjta dyshohet se ka bërë vetëvrasje, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Sipas hetimeve preliminare dyshohet për vetëvrasje, ku me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar hetim mbi vdekjen”, ka deklaruar Ulaj.


Ndryshe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Isuf Koliqi”, ndërsa vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët emergjentë.

“Rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ‘Isuf Koliqi’ në Podujevë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë për Telegrafin Agron Borovci – zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka bërë të ditur se policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt

Lajme
Kalo në kategori