Gruaja që qëlloi me armë shtëpinë e Rihannës publikonte mesazhe të frikshme në internet, duke e quajtur këngëtaren shtrigë

Gruaja e akuzuar për të shtënat me armë në shtëpinë e Rihannës, Ivana Lisette Ortiz, i postoi disa mesazhe të çuditshme dhe mjaft të frikshme këngëtares vetëm disa javë para incidentit.
Në muajt para krimit, Ortiz e kritikoi ashpër yllin në video në kanalin e saj në YouTube, ku ajo ndan klipe të përditshme të titulluara "Ditari i një gruaje që lutet".
“Rihanna, kur të vdesësh, Zoti do të më udhëzojë drejt të ardhmes sime”, u tha ajo shikuesve në një video rrëqethëse dy muaj më parë.
Ajo vazhdonte të fliste pa pushim, "Do të më vrasësh? Hesht. Në rregull, hesht. Po, ajo është shtrigë. Ajo është shtrigë. Unë jam roja. Ajo është shtrigë. Largojeni atë vajzë budallaqe që këtej, në rregull".
Në një tjetër, ajo tha: “Rihanna është shumë xheloze atje”, duke shtuar se fytyra e saj është “e djallit”.
"Nuk më pëlqen dhe ajo përpiqet gjithmonë të më vjedhë. Ajo kurrë nuk publikoi muzikë për të arritur njerëzit. Ajo publikoi muzikën e saj të vogël vetëm që të mund të praktikonte magji. Dhe kështu ajo mund të vidhte nga njerëzit. Prandaj ju lutem, të gjithë ndaloni... mos e dëgjoni, mos e ndiqni... sepse ajo po ju vjedh", tha ajo.
Ortiz gjithashtu u shfaq e zemëruar me shumë personazhe të famshëm në faqen e saj, duke e quajtur Kim Kardashian një "budallaqe".
Kujtojmë se shtëpia e këngëtares së famshme Rihanna në Beverly Hills ishte cak i të shtënave të dielën, ndërsa ajo ndodhej brenda.
Sipas raportit të policisë, Ortiz qëlloi disa herë nga makina e saj në adresën e Rihannës, por askush nuk u lëndua. Ajo u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje. /Telegrafi/





























































