Një grua mësoi se bashkëshorti i saj me të cilin u martua dhjetë muaj më parë në fakt është femër, pavarësisht se dyshja kanë pasur marrëdhënie intime disa herë.

Gruaja nga Indonezia e emëruar vetëm si NA, 22-vjeçe, ka paditur ish-partnerin i cili pretendon se është neurolog i diplomuar në New York, transmeton Telegrafi.


Çifti ishin takuar përmes aplikacionit për njohje, ku “bashkëshorti” i saj ishte prezantuar si Ahnaf Arrafif në qytetin Jambi.

E pasi që filluan të bisedojnë online, vendosën të takohen sy me sy dhe Ahnaf i qëndroi pranë NA-së për javë të tëra, duke u kujdesur për prindërit e saj të sëmurë.

Ai i propozoi vetëm disa javë pasi filluan lidhjen, kurse prindërit e NA-s ua dhanë bekimin për këtë veprim.

2 83

Por katër muaj pas martesës së tyre, familja e saj filloi të dyshojë në bashkëshortin e ri të NA-së.

Ahnaf kurrë nuk e kishte prezantuar familjen e “tij”, dhe dukej i qetë kur pretendonte se është mjek i kualifikuar.

Të ëmës së NA-së i kishte lindur dyshimi, kur Ahnaf kurrë nuk ndërronte rrobat e “tij” dhe nuk qëndronte i zhveshur nga beli e sipër, edhe kur nuk kishte të huaj në shtëpi.

Kur gruaja e pyeti për gungat në gjok, Ahnaf i tha se ka një problem hormonal.

Kur e ëma e NA-së këmbënguli që ai të zhvishet për të hequr të gjitha dilemat, doli se ishte një femër me emrin Erayani që kishte gënjyer për gjithçka përfshirë punën si mjek.

3 71

NA tha në gjykatën e Jambi se kurrë nuk kishte dyshuar se personin që e martoi nuk ishte burrë. Por kjo ndodhi kur e ëma e saj filloi të ketë dyshime për lidhjen e tyre.

Ajo tha se kanë pasur marrëdhënie “intime” disa herë, por partneri i saj kishte këmbëngulur që të përdor duart në vend të organit gjenital.

Erayani tani gjendet në bankën e të akuzuarve për falsifikim të kualifikimit si mjek, dhe pretendimin se është mashkull. /Telegrafi/