LAJMI I FUNDIT:

Gruaja në Melburn prej pesë vitesh fjeti pranë kufomës së kalbur të vëllait – fqinjët vazhdimisht ankoheshin për erë të keqe

Gruaja në Melburn prej pesë vitesh fjeti pranë kufomës së kalbur të vëllait – fqinjët vazhdimisht ankoheshin për erë të keqe

Një grua rreth të 70-ve prej pesë vitesh ka fjetur pranë kufomës së kalbur të vëllait të saj, në një shtëpi në periferi të pasur të Geelong, në jugperëndim të Melburnit.

Çmimi mesatar i një shtëpie në Newtown është aktualisht 1.1 milion dollarë. Më 29 dhjetor 2022, policia shkoi për të kontrolluar gjendjen e vëllait të saj, por kur mbërritën në shtëpi, hasën në një pamje të tmerrshme – një njeri të vdekur dhe një shtëpi plot me minj dhe plehra, transmeton Telegrafi.


Për të arritur tek trupi, mjekoligjorët duhej të kalonin me kostume mbrojtëse nëpër mbeturina nga dyshemeja deri në tavan, minjtë dhe jashtëqitjet njerëzore. Autoritetet vlerësojnë se gruaja ka fjetur pranë kufomës nga dy deri në pesë vjet.

“Si mund të jetojë dikush me një kufomë për pesë vjet pa marrë vesh askush? Ne jetonim në vendin fqinj me shtëpinë e tmerreve”, tha fqinja Nicole Stratton, raporton Daily Mail.

Fqinjët prej vitesh ankoheshin pranë autoriteteve lokale për erën e keqe që vinte nga shtëpia, por nuk është bërë asgjë.

Stratton thotë se fqinjët menduan se era e keqe vinte nga mbeturinat dhe se era e keqe e mbeturinave ndoshta maskonte erën e trupit në dekompozim.

“Kishte një erë të keqe të vazhdueshme, por ne menduam se ishin mbeturina. Kulmi ishte plot me plehra. Mund të shihje minjtë kudo. Ishte e neveritshme”, shtoi Stratton.

Policia në fakt shkoi për të kontrolluar gjendjen e vëllait të cilin askush nuk e kishte parë që nga viti 2018, dhe më pas gjatë kontrollit gjeti trupin e tij. E moshuara më pas u lirua pa asnjë akuzë. Mjeku ligjor është ende duke hetuar shkakun e vdekjes së burrit. Tashmë prona është bosh prej një viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori