Gruaja e qëlloi me sëpatë, ai i lëndoi syrin – drama e shqiptarit që kërcënoi të hidhet nga oxhaku (Video)
Qazim Bruka, 41-vjeçari që ka hipur sot në një oxhak në Laprakë dhe kërcënoi se do t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia është një personazh i njohur për policinë dhe publikun shqiptar.
Ai ka qenë protagonist i një historie sa dramatike aq edhe kriminale pasi 5 vjet më parë ka plagosur rëndë në sy gruan e cila e qëlloi me sëpatë gjatë një konflikti familjar.
Bruka ka qenë personazh i emisionit social në News24 ‘Me zemër të hapur”, ku ka rrëfyer historinë e tij tragjike dhe ka bërë apel që të shohë fëmijët, të cilët qëndrojnë me ish-bashkëshorten. Për plagosjen e ish-gruas ai bëri dhe disa vite burg.
Pas goditjes nga e shoqja me sëpatë dhe plagosjes në sy që ai i bëri ish-bashkëshortes ata u divorcuan.
Por problemet vazhdojnë dhe këtë herë shkaku janë fëmijët. Ai deklaron se nuk i ka takuar për gati një vit dhe bën përgjegjës kreun e Zyrës Përmbarimore Kukës. Madje thotë se kreu i përmbarimit, Sulejman Elezi, e ka rrahur.
Bruka tha se kishte kërkuar ndihmë edhe tek ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, por se nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Në emision ‘live’, Bruka tha se nëse nuk bënte punë drejtësia, t’ia bënin burgun gati sepse do bënte vetëgjyqësi.
Gjatë emisionit ndërhyri në lidhje telefonike vetë kreu i zyrës së përmbarimit në Kukës, Sulejman Elezi, i cili hodhi poshtë të gjitha akuzat e Brukës.
“Ai që keni aty është person me precedentë, që ka kryer krim ndaj familjes. Si mund ta mbani në emision. Lërini organet e prokurorisë të merren me të. Ai ka kryer krim ndaj gruas e fëmijës së tij, i ka hedhur në rrugë. Ai do të marrë hak ndaj meje, sikur e kam dhunuar unë. Edhe ndaj këtij personi do vendosi ligji dhe e drejta. Ju zgjidhini çështjet të familjes së tij, jo këto, me këto merret drejtësia”, tha Elezi. /bw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova