LAJMI I FUNDIT:

Gruaja bëri një test të ADN-së pa ndonjë arsye të veçantë dhe zbuloi të vërtetën që e tronditi

Gruaja bëri një test të ADN-së pa ndonjë arsye të veçantë dhe zbuloi të vërtetën që e tronditi

Një grua në TikTok tha në një video që ajo postoi se ajo bleu një test të ADN-së krejt rastësisht dhe arriti në zbulimin tronditës se burri që e rriti atë dhe të cilin ajo e quajti babai i saj nuk ishte babai i saj biologjik.

“Disa vjet më parë, bëra një test të ADN-së pa ndonjë arsye të veçantë. Kohët e fundit mora një telefonatë nga një vajzë e cila më tha se ADN-ja ime përputhej me të dhe më pyeti nëse mund ta ndihmoja të gjente prindërit e saj biologjikë”.

Pas hulumtimeve të mëtejshme, ata zbuluan se në të vërtetë ishin gjysmë motra, transmeton Telegrafi.


“Ne e gjetëm mamanë e saj biologjike dhe supozuam se ajo ishte shtatzënë me babanë tim biologjik”, vazhdoi ajo.

Sidoqoftë, gjërat u bënë edhe më të komplikuara kur historia u bë virale në TikTok, dhe gruaja u afrua nga një reality show dhe e pyeti nëse donte të futej pak më thellë në të gjithë ngjarjen.

@hillary.zinksSo this happened this today. #dna #dnatest #ancestry #MAKEYOURMOVE #SipIntoSummer♬ original sound – Grace Groski

“Nëna ime filloi të panikosej dhe më në fund e pranoi të vërtetën për mua”, tha ajo.

Në vazhdim të videos, gruaja shpjegoi se babai i saj biologjikisht ishte kushëriri i babait të saj Jerry, me të cilin nëna e saj kaloi një natë kur ajo ishte tashmë e martuar.

Për fat të mirë, ajo thotë se nuk i intereson ADN-ja dhe se burri që e rriti do të jetë gjithmonë babai i saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur

Atleti shënon rekord botëror duke mbajtur "Shtyllat e Herkulit" - edhe Musk impresionohet nga arritja

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Skocezi që me gjatësinë e tij u bë sensacion në rrjetet sociale

Interesante
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Kalo në kategori