Gripi i shpendëve mund të jetë pandemia e ardhshme njerëzore

Nga: Devi Sridhar / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Muajin e kaluar, në Kanada një qen manar ngordhi nga H5N1, i njohur gjithashtu si gripi i shpendëve, pasi e kishte ngrënë një patë të egër. Në mënyrën që është për t’u brengosur, ky rast ndjek modelin e numrit të shtuar të rasteve të gripit të shpendëve që shfaqen te gjitarët që bien në kontakt me ndonjë zog të infektuar, të ngordhur apo të gjallë.
Kur shihni zog të egër, si rosë ose pulëbardhë, mendoni për gripin e shpendëve. Sepse, në të vërtetë ka më shumë gjasa të jenë të infektuar me virus. Ndërkaq, shumë lloje të shpendëve të egër janë asimptomatikë, që do të thotë se nuk e shfaqin asnjë simptomë. Rreziku i transmetimit te kafshët shtëpiake është i vogël, por ato mund të sëmuren nga përtypja ose nga ngrënia e një zogu të infektuar, qoftë i ngordhur apo i gjallë.
Në nëntor për herë të parë shkrova për gripin e shpendëve, kur zogjtë shtëpiakë u vunë në bllokim të brendshëm në Britani. Virusi ishte bërë endemik në shumicën e popullatave të shpendëve të egër. Është tepër infektiv, meqë një zog mund të infektojë deri në 100 të tjerë. Kur zogjtë e egër të infektuar ndeshen me zogj shtëpiak (si p.sh. duke fluturuar mbi ta dhe duke hedhur glasa mbi ta), shfaqen problemet e mëdha. Gripi i shpendëve ka shkallë vdekshmërie – gati 100 për qind – te shumica e shpendëve, gjë që çon në mungesë jo vetëm të gjelit të detit për Krishtlindje, por edhe të vezëve meqë fermë pas ferme do të shkatërrohen nga kjo sëmundje.
Që nga nëntori, vazhdojnë të jenë shqetësuese sinjalet që vijnë nga e mbarë bota. Në janar dhe në shkurt të këtij viti, më shumë se 3 000 luanë të detit ngordhën prej gripit të shpendëve në Peru (numri i ngordhjeve të shpendëve të egër arriti në rreth 50 mijë). Në Rusi ngordhën 700 foka të Kaspikut. Pastaj disa delfinë në Britani dhe në ShBA vdiqën nga H5N1. Normalisht, edhe nëse një kafshë merr virusin H5N1 nga një zog, nuk mund ta kalojë atë te gjitarët e tjerë. Kjo e kufizon përhapjen. Por, numri i madh i rasteve të këtyre shpërthimeve, sugjeron për mundësinë e transmetimit nga gjitari te gjitari, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga sekuencat gjenetike. Një hipotezë më e mundshme është se këto shpërthime janë grupe kafshësh që ushqehen me zogj të infektuar. Nuk është ende 100 për qind e qartë se çfarë po ndodh.
Por, është gjithmonë i pranishëm rreziku i përhapjes midis gjitarëve. Një studim i ri i publikuar në Kanada tregoi se mostrat H5N1 mund të përhapeshin në mënyrë efikase dhe fatale midis qelbësve. Për t’u përhapur me efikasitet te njerëzit, H5 do të kenë nevojë për tri kategori të mëdha ndryshimesh gjenetike – kjo sipas ekspertit të gripit të shpendëve, profesorit Richard Webby. Deri tash, virusi ka mundur ta bëjë njërin prej këtyre ndryshimeve, por jo dy të tjerat. Pra, tash për tash, H5N1 paraqet rrezik teorik për pandeminë e ardhshme njerëzore, jo urgjencë për reagim të tashëm. Dhe, një kryeministër ose drejtor shëndetësor mund të thotë: “Pse të përgatitemi për diçka që mund të mos ndodhë kurrë”?
Për të tjerët nga ne shkencëtarët që punojmë për shëndetin global, ka mjaft sinjale shqetësuese se reagimet duhet të ndodhin që tash. Kështu që, nëse paraqitet një grup i caktuar mutacionesh dhe ne e shohim një shpërthim te njerëzit në Peru, në Kinë ose në Britani, dëmi që mund të shkaktojë është minimal. Është sëmundje me shkallë të vlerësuar vdekshmërie në 50-60 për qind te njerëzit, përfshirë fëmijët.
Baza e gatishmërisë për sëmundjet infektive qëndron te: mbikëqyrja (për të ditur se çfarë lloji po përhapet dhe ku te zogjtë); testimi (për ta identifikuar shpejt sëmundjen te njerëzit); vaksinat (për mbrojtjen nga sëmundjet dhe vdekjet); dhe antiviralja (për t’i përmirësuar rezultatet klinike). Qeveria amerikane tashmë po ecën në këtë drejtim. Rebecca Katz, profesoreshë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Xhorxhtaun, ka theksuar se një virus i vaksinës kandidate H5 – i prodhuar së fundmi nga Qendra e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – ka të ngjarë të sigurojë mbrojtje të mirë kundër viruseve H5N1 që po qarkullojnë.
Informacioni është ndarë me prodhuesit e vaksinave, për ta filluar procesin e grumbullimit të dozave adekuate. Por, kjo është një sfidë tjetër, sepse shumica e vaksinave të gripit krijohen nga inkubimi i dozave në vezët e pulës (i quajtur prodhimi me bazë vezësh). Nëse gripi i shpendëve ka vrarë shumë prej pulave, atëherë ka të ngjarë që të ketë mungesë të vezëve. Ekziston një vaksinë tjetër për H5N1 e që nuk ka bazë vezësh, por ato mund të kenë gati maksimumi 150 milionë doza brenda gjashtë muajve. Popullsia e botës është pothuajse tetë miliardë.
Përveç kësaj, trajtimet antivirale për gripin sezonal, të miratuara nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, mund të funksionojnë edhe kundër gripit të shpendëve. Por, përsëri, marrja e dozave në të gjitha pjesët e botës e paraqet një sfidë, duke i pasur parasysh mungesat. Përgatitja duhet të përfshijë gjithashtu pajisjet mbrojtëse personale, të përshtatshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor për t’u mbrojtur nga sëmundjet respiratore (grip), si dhe për diagnostikim dhe identifikim të shpejt nëse dikush është infektues nëpër spitale.
Të gjitha këto çështje janë të zgjidhshme përmes planifikimit të saktë, me bashkëpunim ndërmjet vendeve, me zgjuarsi shkencore dhe udhëheqje të mirë. Me lodhjen pas Covidit-19, problemi më i madh është vetëdijesimi i publikut dhe komunikimi i fakteve në mënyrë që të jenë të sakta dhe të besueshme. Me kaq shumë mosbesim – shpeshherë të kuptueshëm – në udhëheqjen tonë aktuale politike, vendimtarë janë autoritetet, si shefat e institucioneve shëndetësore dhe këshilltarët e pavarur të qeverisë.
Për momentin, shumica e qeverive nuk i kushton vëmendje gripit të shpendëve: ato janë më të interesuara për një tjetër AI (inteligjencë artificiale) sesa për këtë AI (avian influenza), por kërcënimi i gripit të shpendëve është real dhe ka nevojë për vëmendje dhe përgatitje më të menjëhershme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?