LAJMI I FUNDIT:

Grimi i të famshmeve mund t’ju bëhet inspirim për natën më të hareshme (Foto)

Grimi i të famshmeve mund t’ju bëhet inspirim për natën më të hareshme (Foto)

Festat janë koha e shkëlqyeshme që të eksperimentoni me grimin dhe të ndiqni modën

Trendët gjithmonë i diktojnë ata nga tepihu i kuq dhe truket e stilit të tyre të gjithë dëshirojmë t’i ndjekim dhe t’i aplikojmë, transmeton Telegrafi.


Nëse ju ka munguar inspirimi dhe nëse ende nuk keni vendosur se si dëshironi të dukeni për natën më të hareshme, atëherë po ju ofrojmë disa alternativa.

Shikoni se si janë grimuar sivjet të famshmet dhe si e kanë përshtatur gardërobën me zgjedhjen e tyre të grimit.

Zoe Kravitz

Për një rast solemn Zoe ka zgjedhur hijesimin ngjyrë të artë rozë, i cili frymon freski. Këtë e ka përshtatur me makijazhin e zi dhe kështu ka përftuar në solemnitet.

Sarah Paulson

Buzëkuqi i kuq i errët është pikë e qëlluar nëse keni buzë të holla. Sarah gjithë këtë e ka nxjerrë në pah me tenin e zbehtë dhe top-fustanin, prandaj duket glamuroze.

Rihanna

Nxjerrja në pah e buzëkuqit ngjyrë argjendi bashkë me “sy mace” është plotësisht opsion dominues për mbrëmje të Vitit të Ri. Do të dukeni solemnisht çfarëdo që të vishni bashkë me këtë variant.

Katy Perry

Qerpikë të këtillë të bujshëm dhe sy të theksuar me hijesim të errët dhe ajlajner, ashtu siç është paraqitur Katy, përfundimisht do të tërheqinshikimet e rrethit dhe do të jeni yll i mbrëmjes.

Chloe Grace Moretz

Chloe me hijesim të kuq dhe me buzëkuq të errët ka magjepsur në mënyrë të mrekullueshme mënyrën e stilit gotik. Natyrisht, bashkë me të shkon edhe tualeti në ngjyrë kontrasti.

Lady Gaga

Lady Gaga është fituese kur është fjala për ndryshim të stilit. Sytë e errët të rrumbullakuar, të ashtuquajtur “sy mace” me vetulla të trasha e moderne janë krejtësisht forcë e mjaftueshme e grimit për Vitin e Ri. Bashkë me këtë dukje me buzëkuq të zbehtë lirisht mundeni të zgjidhni tualetin e errët dhe që akoma të dukeni solemnisht. /Telegrafi/