Të punësuarit në shtypshkronjën Qendra grafike - Shkup, sot pasdite kanë filluar grevë për shkak të mospagesës së rrogave. Këtë informacion për A1on e konfirmuan të punësuarit, të cilët thonë se shumë shpesh ju vonohen rrogat dhe se këtë radhë do ta ndërprejnë shtypjen e gazetave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shtypshkronja është pjesë e grupacionit "Media Print Maqedoni" e cila shtyp gazetat ditore "Utrinski", "Vest" dhe "Dnevnik".


Gazetarët e këtyre gazetave ditë më parë, kishin grevë për më shumë se një muaj gjithashtu për mospagesë të pagave./Telegrafi/