LAJMI I FUNDIT:

Greta Koçi me letër publike pas lajmit se xhaxhai i saj përdorte emrin e këngëtares për mashtrim vizash

Greta Koçi me letër publike pas lajmit se xhaxhai i saj përdorte emrin e këngëtares për mashtrim vizash
Greta Koçi (Foto: Instagram)

Dje (e mërkurë) mediat shqiptare raportuan për vendimin e gjykatës shqiptare rreth xhaxhait të këngëtares Greta Koçi, Shkëlqim Koçit.

Ky i fundit është dënuar me shtatë vite burg për mashtrim, ndërsa kishte përdorur karrierën e artistes si garancion për të bërë viza për shqiptarët.

I njëjti u kishte premtuar se do t’i bënte viza për Amerikë dhe Kanada, duke i bërë ata si pjesë e stafit të Gretës megjithëse kjo e fundit mban shumë koncerte përtej oqeanit Atlantik.


https://www.instagram.com/p/B94UtwEHM-_/

Megjithatë, e vërteta është sqaruar nga vet këngëtarja, e cila në bazë të letrës publike ka thënë se nuk ishte në dijeni rreth kësaj ngjarjeje.

Letra e hapur e Greta Koçit:

“Të nderuar miq,

Ditën e djeshme është publikuar një artikull në disa nga portalet vendase, i cili mban emrin tim. Dua të bëj publike se ky artikull është totalisht i PAVËRTETË dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me mua!

E kuptoj që portalet përdorin emrat e artistëve për të gjeneruar klikime dhe para, POR kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë të shpifin e të njollosin emrin tim apo të kujtdo tjetër. Këtë emër, e kam ngritur me shumë punë, mundim dhe me mbështetjen e një publiku fantastik. Nuk ka të drejtë ASKUSH, ASKUSH të shkelë mbi të.

Aq sa dini ju për këtë “artikull”, aq di dhe unë. Në të përmendet se një nga anëtarët e fisit tim (xhaxhai), është i përfshirë në një proçes gjyqësor. Për këtë unë nuk jam as e përfshirë dhe as nuk kam njohurinë më të vogël.

Të dashur miq që më keni mbështetur gjatë gjithë karrierës sime, në çdo segment jetësor unë përfaqësoj vetveten. Asnjë njeri tjetër nuk më përfaqëson mua, qoftë juridikisht apo moralisht. Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim sikurse as unë në emrin e tjetrit. Veprimet e secilit janë personale dhe është e padrejtë të referohen mbi mua, vetëm pse unë njihem në publik”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B-ehFrqn3Xv/

Në trend Magazina

Më shumë
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave

Magazina

"Fitore e shitur", Rezarti me akuza të forta për produksionin e BBVK: A jeni gati t'i nxirrni votat Drilon-Gjesti në gjykatë? Me qëllim i tërhiqnit kamerat për Drilonin

Magazina
Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t'i këndonte këngën

Situatë qesharake në BBVA, Jozi thotë se kishte planifikuar t'i këndonte këngën "Zotëria juaj" babait të Loredanës por ndërroi mendje kur pa disponimin e tij

Magazina
Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Robert Nolfe thyen heshtjen: Parashqevia nuk u paraqit në gjykatë plot katër seanca, kam paguar qiranë 12 vite për të

Magazina
U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

U përfol se ka qenë i martuar? Zbulohet e vërteta e Gjestit - bashkëjetesa e tij katër vjeçare me një vajzë të quajtur Diellza

Magazina
“Të kam dashur pa kushte” - Edi i thotë të gjitha në një live në Instagram, si u kris marrëdhënia me Drilon Ramën

“Të kam dashur pa kushte” - Edi i thotë të gjitha në një live në Instagram, si u kris marrëdhënia me Drilon Ramën

Magazina
Kalo në kategori