LAJMI I FUNDIT:

BE: Greqisë ndoshta nuk do t’i duhet program i ri për shpëtim

BE: Greqisë ndoshta nuk do t’i duhet program i ri për shpëtim

Pas skadimit të planit aktual për shpëtim, nga mesi i vitit 2018, Greqia është e mundur të mos ketë nevojë për program të ri për ndihmë, deklaroi udhëheqësi i Mekanizimit evropian për stabilizim, Klaus Regling.

Nëse në 18 muajt e ardhshëm ndihma shfrytëzohet në mënyrë të drejtë, jam i bindur se ky do të jetë programi i fundit që duhet ta zbatojë Greqia”, deklaroi Regling në një intervistë për gazetën gjermane Sueddeutsche Zeitung.

Ai vlerëson se nëse i zbaton masat e dakorduara, veçmas nga mesi vitit të ardhshëm Greqia do të mund “vetë të qëndrojë në këmbë dhe të marr hua mjete nga tregjet financiare”.

Regling në intervistë konfirmon se mes institucioneve evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar ekzistojnë dallime rreth parashikimeve për perspektivat e ardhshme ekonomike të Greqisë, para se gjithash në pjesën e qëndrueshmërisë së borxhit shtetëror.

Ekzistojnë dallime edhe rreth asaj sa Athina i ka zbatuar obligimet e ndërmarra për stabilizim të sistemit të saj financiar. BE-ja vlerëson se Greqia praktikisht bëri gjithçka që është e mundur për konsolidim të buxhetit, ndërsa FMN-ja vlerëson se ka edhe shumë punë në këtë sferë”, shton Regling në intervistën për Sueddeutsche Zeitung. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë, Llugaliu tregon se a ka kontrabandë nga Serbia

Rriten këmbimet tregtare me Shqipërinë, Llugaliu tregon se a ka kontrabandë nga Serbia

Ekonomi
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Kalo në kategori