LAJMI I FUNDIT:

Grenell në takim me Kurtin flasin për mundësitë e arritjes së një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi

Grenell në takim me Kurtin flasin për mundësitë e arritjes së një marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarin e Kryesisë, Glauk Konjufca, në ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar se Grenell ka uruar udhëheqësit e Vetëvendosjes për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare, dhe se dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë.

Në këtë postim thuhet se Kurti ka thënë që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.


“Sot, në Ambasadën e re të ShBA-ve në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca, u takuan me Ambasadorin Amerikan në Gjermani, z. Richard A. Grenell dhe Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Philip S. Kosnett.
Ambasadori Grenell fillimisht uroi udhëheqësit e VETËVENDOSJE!-s për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të së dieles së 6 tetorit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë, para se ai të udhëtonte për Beograd. Z. Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare.
Z. Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin dhe mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën si në luftë ashtu në paqe dhe gatishmërinë e tij që si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me ShBA-të. Ai u pajtua me Ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka. Sa i përket dialogut me Serbinë, z. Kurti tha që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.
Në fund të këtij takimi të hapur e konstruktiv, bashkëbiseduesit u pajtuan që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re në Kosovë dhe se do të vazhdojnë komunikimin e shpeshtë e të rregullt”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori