LAJMI I FUNDIT:

Greken 13-vjeçe e godet rrufeja në plazh, mbetet e vdekur në vend – ishte vetëm një metër e gjysmë larg prindërve

Greken 13-vjeçe e godet rrufeja në plazh, mbetet e vdekur në vend – ishte vetëm një metër e gjysmë larg prindërve

Një vajzë 13-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit nga rrufeja pak metra larg prindërve në veri të një plazhi në Greqi, ku familjarët “fajësojnë” një copë metali në rrobat e banjës që i kishte veshur.

Adoleshentja greke Dorothea po notonte me prindërit në plazhin Faros, në afërsi të Poseidi të Halkidikit, kur u godit nga rrufeja ku si pasojë mbeti e vdekur në vend, transmeton Telegrafi.

Kryebashkiakia e Kassandreia, Anastasia Halkia tha se familja e cila u godit nga një shi i befasishëm i verës, po dilte nga uji kur ndodhi më e keqja.


“Kishte rrufe të fuqishme. Ishte një lloj stuhie e verës që zakonisht nuk shkakton telashe”, shtoi ajo.

Mediat greke raportojnë se familja po ngutej të shkonte drejt veturës për të shmangur shiun, kur rrufeja goditi dhe mbyti vajzën e re.

Dorothea ishte vetëm një metër e gjysmë larg prindërve, kur u godit nga rrufeja dhe mbeti e vdekur në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori