LAJMI I FUNDIT:

Gratë shqiptare zgjedhin të behën nëna pasi mbushin 28-vjeç

Gratë shqiptare zgjedhin të behën nëna pasi mbushin 28-vjeç

Planet për të sjellë në jetë një fëmijë duket se sa vijnë  e shtyhen në kohë nga gratë shqiptare.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Kombet e Bashkuara, mosha mesatare e të bërit nënë për herë të parë në Shqipëri është 28.9 vjeç.


Kjo tregon se gratë janë të pritura të investohen fillimisht në karrierë, në mënyrë që të jenë sa më mirë financiarisht në momentin që bëhen me fëmijë.

Rritja e moshës mesatare të amësisë shihet me shqetësim nga mjekët gjinekolog, të cilët e lidhin këtë dhe me rritjen e inferitiliteti. Sipas tyre mosha më e mirë për fëmijën e parë është ndërmjet 22-25 vjeç.

Nga na tjetër sociologët ngrenë shqetësimin e pakësimit të lindjeve.

Po të shohim të dhënat e lindshmërisë të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2022 erdhën në jetë 24.688 foshnja, duke pësuar një rënie prej 9,3%, krahasuar me një vit më parë.

Mosha e amësisë për herë të parë në vendin tonë, ka pësuar një rënie të lehtë nga viti 2021, ku sipas INSTAT përllogaritej 29.2 vjeç. Megjithatë ajo qëndron në nivelet e mesatares globale  që është 28 vjeç.

Raporti i kombeve të bashkuara nxjerr në pah se disa gra vazhdojnë të kenë fëmijën e tyre të parë në të dyzetat, veçanërisht  në vendet e zhvilluara ku të bërit karrierë është  si prioritet.

Por të tjera gra zgjedhin të bëhen nëna që në adoleshencë, në rastet  kur ata jetojnë një mënyrë jetese më tradicionale ku burrat janë mbështetësit financiarë të tyre./Euronews Albania

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori