Puthja, si një moment magjik është i mirë edhe për shëndetin. Sipas disa studiuesve, gratë që puthen shpesh, humbasin peshë shpejt
Ky akt është një kurë e vërtetë për shëndetin tonë. Në fakt, kjo mund të sjellë disa përfitime si fizikisht ashtu edhe mendërisht për të gjithë ne.
Sipas disa shkencëtarëve procesi i puthjes djeg dhjamin si pasojë e kalorive që harxhohen në këtë gjë që etiketohet si një aktivitet fizik normal.
Puthjet e thjeshta mund të djegin nga 2-3 kalori, ndërsa ata që puthin me pasion mund të djegin nga 5 në 26 kalori në minutë. Këto mund të duken vetëm si numra derisa ato të krahasohen me aktivitete praktike. Për shembull, 30 minuta puthje të pasionuara mund të djegin deri në 180 kalori, ekuivalenti i 30 minutave ecje të lehtë.
Nuk po flasim për zëvendësimin e aktivitetit fizik me puthje, por ne mund të themi me siguri se e puthura ndonjëherë mund të jetë më e këndshme se çdo aktivitet tjetër fizik.
Shumë herë na është thënë që të qëndrojmë në formë duhet të bëjmë aktivitete dhe me sa duket kur ne puthim dikë, ne stimulojmë muskujt e fytyrës që mbajnë faqet të qëndrueshme dhe të përshtatshme. Pra, puthja e mirë është sikur të bësh një stërvitje.
Në të vërtetë, duke puthur ne stimulojmë më shumë se 30 muskuj të fytyrës, duke mbajtur fytyrën tonë në trajnim duke parandaluar formimin e rrudhave, përmes një procesi që nxit qarkullimin e gjakut duke gjeneruar kolagjenin, i cili është thelbësor për ndërtimin e lëkurës.
Puthjet gjithashtu lehtësojnë stresin duke reduktuar nivelet e kortizolit, një hormon i lidhur me stresin.
Hulumtuesit kanë treguar se ky aktivitet rrit nivelet e kimikateve natyrore në trupin tonë, si oksitocina (një agjent i natyrshëm qetësues) dhe endorfina (kimikatet që na bëjnë të ndihemi të lumtur).
Nga pikëpamja e higjienës dentare, nga ana tjetër, puthja rrit prodhimin e pështymës që natyrisht pastron bakteret dhe sipas disa dentistëve, madje mund të riparojë dëmtime të vogla të smaltit.
Pra, çfarë prisni njerëz! Puthuni sa më shumë të jetë e mundur sepse asgjë e keqe nuk ju vjen nga ky akt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A duhet t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Si të lehtësojmë frikën e fëmijëve nga shkolla?

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri