LAJMI I FUNDIT:

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët

Gratë që bëjnë rrallë seks jo vetëm që mund të vuajnë nga tensioni, por edhe mund të vdesin më herët
gettyimages

Shkencëtarët zbuluan se gratë midis moshës 20 dhe 59 vjeç që bënin seks më pak se një herë në javë, kishin një probabilitet 70 për qind më të lartë për të vdekur nga çfarëdo shkaku brenda pesë viteve në krahasim me gratë që bënin seks më shumë se një herë në javë

Këto gra kishin nivele të larta të një proteine të lidhur me inflamacionin, i cili mund të shkaktojë dëmtime në qeliza, inde dhe organe të shëndetshme.

Studimi përfshiu gjithashtu një grup mostër meshkujsh, por studiuesit thanë për DailyMail.com se “marrëdhënia nuk u gjet te meshkujt”.


Ekipi arriti në përfundimin se “ka përfitime për gratë që të bëjnë seks më shumë se një herë në javë”.

Autorët e studimit, studiues mjekësorë në Universitetin Walden në Pensilvani, përdorën një bazë të dhënash gjigante nga Qendrat e SHBA për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) për studimin e ri.

stockphoto

Të dhënat e sondazhit kombëtar duke përfshirë informacionin mbi depresionin, obezitetin, përkatësinë etnike dhe raportet e aktivitetit seksual nga 14,542 burra dhe gra u grumbulluan për këtë analizë.

Gjithashtu në bazën e të dhënave përfshiheshin përgjigjet e pyetjes: “Në 12 muajt e fundit, sa herë keni bërë seks vaginal ose anal?”.

Opsionet përfshinin: kurrë, një herë, dy deri në 11 herë, 12 deri në 51 herë, 52 deri në 103 herë, 104 deri në 364 herë dhe 365 herë ose më shumë në 12 muajt e fundit.

Raportet treguan se rreth 95 për qind e pjesëmarrësve bënin seks më shumë se 12 herë në vit, me 38 për qind që e bënin atë një herë në javë ose më shumë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Shëndetësi
Kalo në kategori