LAJMI I FUNDIT:

Gratë masivisht blejnë këtë ilaç për të humbur peshë, por që nuk e ka atë efekt

Gratë masivisht blejnë këtë ilaç për të humbur peshë, por që nuk e ka atë efekt

Tani është një trend përgjithësisht i njohur që njerëzit pinë ilaçe pa rekomandimin e mjekëve, duke konsideruar që nuk kanë nevojë për shpjegimet e tyre dhe që ata dinë për këtë gjë më së miri

Mirëpo, kjo mund t’u kushtojë me shëndetin tuaj, për shkak të komplikimeve të shumta që mund të shkaktojnë.


Një mjeke ka bërë një paralajmërim të veçantë që një ilaç, të cilin kohëve të fundit me rezistencë insuline shpesh dëshirojnë ta provojnë, transmeton Telegrafi.

Personat të cilët vuajnë nga rezistenca ndaj insulinës më së shpeshti nuk kanë shenja të qarta të cilat tregojnë çrregullimin, dhe mund të kalojë mjaft kohë derisa ta zbulojnë. Deri atëherë përballen me pasoja të caktuara, duke menduar që shkaktari është diçka tjetër. Mirëpo është një ndër shkaktarët më të shpeshtë në shtimin e kilogramëve.

Meqenëse kjo shpesh ndodh që në një afat të shkurtër dëshirojmë të heqim një numër të madh kilogramësh, zakonisht nuk mendojmë për shëndetin tonë, por nuk zgjedhim mjete për të humbur peshë sa më parë.

Gjithmonë duhet ta keni në mendje që më e rëndësishme është të zbuloni shkaktarin e vërtetë i cili ju ka bërë të shtoni peshë, në mënyrë që ta zgjidhni problemin në mënyrën adekuate dhe, para së gjithash, në mënyrë të shëndetshme.

Studime të reja kanë treguar që ilaçi metaformin mund të ketë edhe përfitime të tjera shëndetësore. Por, është një fakt tronditës që blihet masivisht ky ilaç dhe sipas statistikave, më shumë se 100 mijë milionë gra e përdorin atë.

Sipas dietologëve, metformina përdoret për qëllime të gabuara, pra për humbje peshe, por që nuk ka ndonjë efekt të madh.

– Ka keqkuptime të ndryshme, ndër të tjera, se obeziteti mund të zgjidhet shpejt. Njerëzit marrin metformin, por kërkimet shkencore thonë se humbja e peshës, nuk është qëllimi i këtij produkti. Efekti është minimal.

Ndryshimi i stilit të jetesës është dshumë më efektiv në zgjidhjen e çështjes së obezitetit dhe rezistencës ndaj insulinës sesa përdorimi i barnave.

Endokrinologët mendojnë se njerëzit në përgjithësi duan të arrijnë qëllimin e tyre në një mënyrë më të lehtë, që është një kurth i madh, sepse parandalimi më i mirë i çdo gjëje është aktiviteti fizik.

– Metformina është një ilaç i vjetër dhe është bërë për të luftuar diabetin. E ka këtë efekt në rezistencën ndaj insulinës, por nuk është aq i fortë dhe aq i fortë sa ta promovojë atë si zgjidhje.

Në vendin tonë është një trend i njohur që njerëzit marrin ilaçe pa miratimin e mjekut, duke besuar se nuk kanë nevojë për udhëzimin e tyre dhe se ata e dinë më së miri. Dhe kjo mund t’ju kushtojë edhe shëndetin tuaj, për shkak të komplikimeve të shumta që mund të shkaktojë. /Telegrafi/