Me qëllim të menaxhimit më të mirë të buxhetit familjar dhe fuqizimit të grave, mes tjerash, Qeveria do duhej që ta rriste shumën e asistencës sociale për familjet të cilat kryesohen nga gratë, pasi që vetëm 32 për qind e bartësve të ndihmave sociale janë gra.
Kështu ka rekomanduar Instituti për Studime të Avancuara (GAP) me rastin e prezantimit të studimit “Dallimet në menaxhimin e buxhetit familjar ndërmjet grave dhe burrave”.
Blendi Hasaj nga Instituti GAP tha se ky Institut ka analizuar në mënyrë kuantitative dallimet në mes të grave dhe burrave kryefamiljarë në shpenzimin e buxhetit familjar.
“Në skemën aktuale të ndihmës sociale rreth 68 për qind e bartësve të ndihmave janë burra, ndërsa rreth 32 për qind janë gra. Mirëpo duke pasur parasysh se kjo skemë përbëhet nga dy kategori, një ndarje më e pabalancuar e ndihmave vërehet në kategorinë II, ku vetëm 8 për qind të bartësve të ndihmës janë gra”, tha ai.
Për këtë, sipas Hasajt, GAP e vlerëson të domosdoshëm shumëfishimin e pjesëmarrjes të numrit të grave si bartëse të ndihmave të kategorisë II, duke ndryshuar ligjin për skemat e ndihmës sociale ku do të parashiheshin shuma më të larta të ndihmës sociale për rastet kur për ndihmë aplikojnë gratë.
“Gratë kryefamiljare kanë tendencë të shpenzojnë më shumë për shëndetësi dhe për edukim, në drejtime të cilat kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ndërsa burrat kanë tendencë që të shpenzojnë më shumë për konsum, ku më të theksuara janë kategoritë e shpenzimeve për duhan, në ushqime, dhe në gjëra të ngjashme”, theksoi ai.
Ndërkaq anëtari i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Naser Rugova tha se studime të tilla inkurajojnë institucionet kompetente që analizat dhe rekomandimet e tyre kaq dobiprurëse t’i fusin në reformën e re të pakos legjislative për skemat sociale në Kosovë. “Ju inkurajoj që të bëni një studim për duhanpirjen dhe konsumimin e substancave narkotike tek rinia 13-17 vjet, sepse besoj se pjesa dërrmuese këtu jemi prindër dhe kemi fëmijë dhe këto trende janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe institucionet dhe njerëzit e zgjedhur jemi bukur inert ndaj këtyre trendeve, ose po reagojmë në mënyrë shumë të ngadaltë ndaj këtyre trendeve apo po e pranojmë një trend të tillë të zhvillimit të ‘trendeve bashkëkohore’, sepse edhe Kosova duhet t’iu qaset këtyre trendeve. Mos të harrojmë, Prishtina nuk është Berlin dhe as Amsterdam dhe hallet dhe nevojat tona janë komplet tjera”, theksoi Rugova.
Për Venera Denukaj, ligjëruese në RIT KosovoTM (A.U.K), gratë vazhdojnë të jenë ekonomikisht të varura nga burrat edhe pse ato shpenzojnë më mençur, përderisa theksoi se nuk ka zhvillim ekonomik nëse nuk fuqizohet gruaja në ekonomi. “Implikimet nëse nuk i fuqizojmë këto gra për zhvillimin ekonomik, për rritjen ekonomike, kjo rritje ekonomike nuk do të jetë e qëndrueshme. Nuk mund të kemi rritje të qëndrueshme ekonomike nëse gratë nuk janë të fuqizuara në ekonomi”, theksoi ajo.
Ndryshe, ky hulumtim i GAP-it është mundësuar nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), financuar nga USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim-ATRC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës