LAJMI I FUNDIT:

Gratë e burgosura në Korenë e Veriut u dhunuan seksualisht nga zyrtarët e sigurisë, tregon raporti i KB-së

Gratë e burgosura në Korenë e Veriut u dhunuan seksualisht nga zyrtarët e sigurisë, tregon raporti i KB-së

Gratë në Korenë e Veriut të mbajtura në kampe burgu, u përballën me tortura, përdhunime si dhe forma të tjera të sulmeve, nga zyrtarët e sigurisë dhe policia, tregoi një raport i të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuara.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pasi u liruan, ato rrëfyen për hetuesit e OKB-së në Seul, se si u privuan nga ushqimi, gjumi dhe ajri i freskët, ndërsa ishin në qendrat e paraburgimit dhe kampeve të burgut.

Në raport thuhej se ato iu ishin nënshtruar torturave, aborteve të detyruara dhe madje përdhunimeve nga autoritetet.


Të gjitha gratë arritën të braktisin vendin dhe të njëjtat po qëndrojnë në Korenë e Jugut.

“Nuk kam fjetur, mirëpo kam punuar, pasi nuk doja që të sulmohesha. Ishte aq e rëndë saqë tentova të bëjë vetëvrasje”, ka thënë njëra prej grave. /Telegrafi/