LAJMI I FUNDIT:

Granit Xhaka ofron gjithçka që i mungon mesfushës së Anglisë – ylli shqiptar synon “vitin e ëndrrave”

Granit Xhaka ofron gjithçka që i mungon mesfushës së Anglisë – ylli shqiptar synon “vitin e ëndrrave”

Pasi luajti një rol kryesor në triumfin e përsosur të Bayer Leverkusenit në Bundesliga, Granit Xhaka tani është në rrugën e duhur për të bërë edhe më shumë histori me kombëtaren e Zvicrës.

Humbja e Zvicrës me rezultat 3-0 ndaj Italisë në Euro 2020 nuk po e shqetësonte më Xhakën. Ai ndjeu se ekipi i tij dështoi që dhurojë një paraqitje të mirë në Romë. Kësaj radhe në Euro 2024 ishte më ndryshe. Vikendin e kaluar, Zvicra jo vetëm që u paraqit në fushë, por e bën atë një hapësirë të tyre private për argëtim, duke e eliminuar me dominim kampionin në fuqi të Evropës me rezultat 2-0.

“Unë kurrë nuk e kam parë Italinë të ketë kaq shumë vështirësi në fushë si ndaj nesh”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes dhe pa justifikime.


“Ne fituam para se të hynim në fushë, njësoj siç bënë ata rreth tri vite më parë. Ata ishin të frikësuar”, u shpreh ylli shqiptar.

Dikush mund të mendojë nëse edhe Anglia po ndihen paksa të frikësuar nga Zvicra tani, sepse përkundër faktit që pësoi një lëndim të lehtë ndaj Italisë, Xhaka pritet që ta nis nga minuta e parë ndaj ‘Tre Luanëve’ sot (6 korrik) në Dusseldorf, që do të thotë se ka shumë mundësi që një lojtar në formë jetësore të dhurojë një tjetër paraqitje mahnitëse në skenën më të madhe.

‘Tek Graniti besojmë’

Një tifoz i Zvicrës shfaqi një baner gjatë ndeshjes me Italinë me mesazhin ‘Tek Graniti besojmë’, dhe pse nuk do ta bënin këtë? Xhaka jo vetëm se po tregon aftësitë e një lideri të madh në Euro 2024, ai gjithashtu po tregon se është një lojtar i madh. Në të vërtetë, ai ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në Euro 2024, së bashku me emra si Kroos, Ruiz dhe Rodri.

Ai tashmë ka fituar dy herë çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’, pas fitores së Zvicrës me rezultat 3-1 ndaj Hungarisë dhe në barazimin 1-11 ndaj Gjermanisë, duke e çuar në pesë numrin e këtyre çmimeve dhe vetëm Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo kanë më shumë (gjashtë sosh).

Pasimet milimetrike të Xhakës

Për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, Xhaka ishte bërë i njohur për aftësitë e tij të të lexuarit të lojës, ndërhyrjet e sakta dhe rikuperimet e topave të humbur.

Ndaj Italisë, asnjë lojtar në fushë nuk kishte më shumë prekje se ai (101), askush nuk kishte kompletuar më shumë pasime (94/98) ose nuk kishte krijuar më shumë raste (tre).

Për më shumë, ai kishte bërë rreth 25 pasime duke i thyer linjat e mbrojtjes kundërshtare, një shifër kjo të cilën sipas statistikave vetëm Kroos e ka tejkaluar.

‘Unë kam ardhur për të udhëhequr’

Alonso nuk e deshi transferimin e Xhakës vetëm për aftësitë e tij të ndërtimit të aksioneve. Karakteri i tij ishte çelësi. Alonso kishte një mungesë të lojtarëve premtues tek Leverkuseni, çfarë i nevojitej atij ishte dikush me eksperiencë dhe që di se si të fitojë. Për këtë arsye, ai e pa Xhakën si një transferim të domosdoshëm në ekipin e tij relativisht të ri në moshë.

Ai e ka bërë saktësisht atë për të cilën Leverkuseni e transferoi – i udhëhoqi drejt titullit në Bundesliga dhe shërbeu si pikë referimi për lojtarët e rinj, njësoj siç po bën tani edhe tek Zvicra./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin

Ligat tjera
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

Yamal e bën tashmë një gjë më mirë se Messi qysh si 17-vjeçar

La Liga
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Paul Pogba thyen heshtjen për vendimin nga CAS

Serie A
Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Misteri mjekësor i Schumacherit teksa ai ‘shihet në publik’ në dasmën e vajzës Gina

Formula 1
Kalo në kategori