Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka akuzuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajn, për disa grafitë që u shfaqën në Prishtinë e në të cilët kërkohej që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shkonte në Prokurorinë Speciale.

“Albin dorëzohu në Prokurori”, thuhej në disa grafite që u shfaqën në disa pjesë të kryeqytetit.


Pacolli tha se ‘themeloi një OJQ’ përmes së cilës shkroi këto parulla.

“Breaking News: Blerim Isufaj themelon një OJQ e cila lansohet publikisht me parullën e parë të zezë në Prishtinë: “Albin dorzohu në prokurori””, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kurti ende nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore përkundër që është i urdhëruar nga gjykata që të paraqitet atje.