Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një kazino në Gjakovë.

Viktima mashkull sipas policisë, ka njoftuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës në kazino, aty kanë hyrë dy të dyshuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para.


“Pas kryerjes së veprës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia.