Gra, kushtojini vëmendje: Ky model i zakonshëm i flokëve mund të shkaktojë rënie

Disa modele flokësh që duken elegante në pamje të parë, mund të jenë të dëmshme për shëndetin e flokëve
Mjekët paralajmërojnë se stilimi i gabuar i përditshëm mund të shkaktojë rënie të përhershme të flokëve, një gjendje e njohur si alopeci tërheqëse.
Sipas ekspertit të kujdesit për lëkurën dhe flokët, Dr. Suhail Alam, modelet që tërheqin fort flokët si bishtkali të shtrënguar pas, janë veçanërisht problematike.
“Këto stile shkaktojnë stres të vazhdueshëm mbi folikulat e flokëve, duke rezultuar në rënie progresive të tyre,” tha ai.
Një studim i botuar në Journal of the American Academy of Dermatology zbuloi se deri në një në tre gra që mbajnë rregullisht stile të tilla, përjetojnë njëfarë niveli të humbjes së flokëve, transmeton Telegrafi.

Gabimet e përditshme që dëmtojnë flokët
Përveç stilimit të fortë, Dr. Alam paralajmëron edhe për disa zakone të tjera të përditshme që mund të jenë të dëmshme:
Flokë të lagur gjatë gjumit
“Nuk duhet të flini me flokë të lagur. Ato janë më të brishta kur janë të njomë dhe fërkimi me jastëkun shkakton këputje dhe ngatërresa,” thotë ai. Flokët duhet të thahen natyrshëm ose me tharëse para gjumit.
Jastëkët prej pambuku
Pambuku mund të përkeqësojë gjendjen e flokëve dhe të lëkurës. Eksperti rekomandon përdorimin e mbulesave prej mëndafshi apo satenit, të cilat zvogëlojnë fërkimin dhe ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së flokëve.
Larja e tepërt
Larja e flokëve me shampo më shumë se dy ose tri herë në javë, ose pastrimi i fytyrës më shpesh se dy herë në ditë, mund të dëmtojë barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës.
Dushi me ujë të nxehtë
Uji shumë i nxehtë mund të shkaktojë tharje dhe ndjeshmëri të lëkurës. Prandaj, rekomandohet përdorimi i ujit të vakët dhe kufizimi i dushit në më pak se 10 minuta, për të ruajtur hidratimin natyror të trupit.
Kujdesi i përditshëm i duhur dhe modelet më të buta të flokëve mund të ndihmojnë jo vetëm në parandalimin e rënies, por edhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të flokëve dhe lëkurës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Burbuqja që nuk u dorëzua kurrë: Një jetë me paralizë cerebrale, por plot forcë dhe dinjitet

Një truk i thjeshtë që përdorin stilistët: Modeli i flokëve me volum si në kopertinë revistash në pak sekonda
Melanie Griffith, 63 vjeç, duket si një top-modele: Qe çfarë ha dhe si ushtron!

Zbardhni nënsqetullat e errëta me këto metoda efektive natyrale
Rroba banje me fotografinë e Donald Trumpit apo të gjokseve të meshkujve leshatakë?

Disa mënyra si të forconi imunitetin e fëmijës suaj

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael