LAJMI I FUNDIT:

Gosens kërkon largimin nga Interi dhe atë që në janar

Gosens kërkon largimin nga Interi dhe atë që në janar

Robin Gosens kaloi nga Atalanta te Interi në fund të janarit si huazim dhe më pas klubi milanez bleu mbrojtësin e majtë gjerman për 27.4 milionë euro.

Deri një vit më parë, Gosens ishte një nga lojtarët më të mirë të krahut në Serie A, kështu që Interi e afroi.

Gjermani duhej të zëvendësonte Ivan Perisicin në formacionin 3-5-2 të Simone Inzaghit dhe të bëhej sundimtari i atij pozicioni.


Megjithatë, Perisic luajti një pranverë fantastike dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të Interit. Gosens ra tërësisht në plan të dytë, por Perisic shkoi në Tottenham pas skadimit të kontratës.

Pritej që kjo të zgjonte Gosensin, por ndeshjet e tij nuk janë në nivelin e pritur.

Këtë sezon Gosens shënoi një gol në 492 minuta lojë në 15 paraqitje dhe tani ai dëshiron të largohet nga klubi me çdo kusht.

Bayer Leverkusen dhe Eintracht Frankfurt janë të interesuar, të cilët duan ta sjellin atë këtë dimër.

Por Interi nuk dëshiron ta lërë të shkojë. Italianët duan ta mbajnë Gosensin deri në verë për të ruajtur çmimin e tij dhe më pas ta shesin. Gosens po bën gjithçka për tu larguar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Nga Dovbyk-Sorloth te Oblak-Ederson dhe Vidal-Kroos, 11 dyshet që keni harruar se kanë luajtur së bashku

Ndërkombëtare
Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Cech shpjegon arsyen pse Arsenali mori vendimin e duhur me shitjen e Emiliano Martinez

Premier League
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori