LAJMI I FUNDIT:

Gorani e krahason Nismën Socialdemokrate me Listën Serbe (Video)

Gorani e krahason Nismën Socialdemokrate me Listën Serbe (Video)

Dukagjin Gorani, deputet nga Partia Socialdemokrate, partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate e ka krahasuar me Listën Serbe.

Gorani ka tërhequr një paralele, ku partinë Nisma Socialdemokrate e ka konsideruar si partia tjetër, e cila herë vjen e herë nuk vjen në Kuvend, herë vjen e herë nuk vjen pushtet.

“Mos i përngjani një partie tjetër, e cila edhe është edhe s’është në Kuvend, edhe është edhe s’është në pushtet.
Kur të jesh në pushtet mbaji fjalët e pushtetit, mos rri në pushtet duke thënë teza opozitare”, ka deklaruar Gorani duke iu drejtuar deputetit të Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, të cilët ishin të ftuar “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Duke folur për konsensusin, ai ka thënë se të gjithë po e dimë pse po kërkohet tani, e nuk është kërkuar më herët.

“Është hera e parë që kërkohet konsensus. Asnjëherë deri më tani nuk është kërkuar diçka e tillë. Të gjithë e dimë pse po kërkohet konsensus, sepse deri me tani asgjë nuk është zbatuar nga ajo që janë marrë vesh”, ka deklaruar Gorani, duke thënë se pozita duhet me lutë opozitën për të pasur konsensus.

“Për konsensus duhet me pyet e besa edhe me u lutë. Nëse nuk e keni ndërmend me u lutë, shkoni vetëm në Bruksel e bisedoni sa të doni edhe çka të doni”.

Sipas deputetit opozitar, Brukseli e di se Thaçi nuk ka legjitimitet në Kosovë.

“Brukseli e di saktësisht se përfaqësuesi aktual që aspiron të jetë udhëheqës i negociatave, nuk ka legjitimitet në Kosovë”, ka shtuar Gorani duke thënë se Brukseli është më shumë i interesuar për konsensus në Kosovë.

“Brukseli e di se nëse nuk ka konsensus në Kosovë, kot merren vesh për diçka që nuk zbatohet”.

Gorani ka thënë se presioni ndërkombëtar ditëve në vijim do të shtohet shumë.

“Presioni vendor, e sidomos ai ndërkombëtar do të shtohet. Do të ketë presion mbi liderët e partive politike opozitare, do të ketë vizita të zyrtarëve ndërkombëtar, takime me Presidentin etj., të gjitha me një qëllim me detyrua opozitën të futet në lojën e pushtetit. Hajde të bëhemi bashkë e të ndajmë fajin, në procesit që do më udhëheq pushteti”, ka deklaruar Gorani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori