LAJMI I FUNDIT:

Google synon t’i zëvendësojë të gjitha fjalëkalimet me një unazë?

Google synon t’i zëvendësojë të gjitha fjalëkalimet me një unazë?

Motori më i madh i kërkimit në botë, kompania Google tani është duke eksperimentuar me bizhuteri të cilat do ta eliminojnë nevojën për t’i mbajtur në mend me dhjetra e fjalëkalime të cilat i kemi për emaila dhe qasje në shërbime të ndryshme në internet.

Si pjesë e hulumtimit të saj për ti eliminuar fjalëkalimet, Google ka krijuar një unazë të cilat jo vetëm se i zbukurojnë gishtat, por gjithashtu mund të përdoren edhe për tu qasur në një kompjuter ose llogari online.

Google ka zbuluar planet e saj për t’i dhënë fund fjalëkalimeve, dhe pjesë e këtij plani është krijimi i një USB-je ose unaze e cila lidhet në kompjuter dhe ofron të gjitha fjalëkalimet e përdoruesit.

“Secili prej nesh e di se çka është një ATM për tërheqjen e të hollave. Çka nëse do të kishim një mundësi të ngjashme edhe për kompjuterët tanë personal” ka thënë Mayank Upadhyay – inxhinier i sigurisë në Google.


Upadhyay gjithashtu zbuloi se Google tashmë ka një prototip të unazës e cila përdoret për qasjen në llogaritë tona personale, pa dhënë detaje se kur do të mund ta blejmë një të tillë nga Google. / Telegrafi /