LAJMI I FUNDIT:

Google paralajmëron stuhitë

Google paralajmëron stuhitë

Me arritjen e stuhisë tropikale Isaac drejt tokës në bregun e Gulfit në SHBA, Google ka lansuar një ueb faqe të re dedikuar gjetjes së rrugës së kësaj stuhie.

Pjesë e projektit Google Crisis Response, faqja bën gjetjen e lokacionit dhe trajektoren e Isaac-ut, jep informata për afrimin e uraganeve dhe bën paralajmërime për evakuim në zonat e prekura.

Përdoruesit mund të gjejnë këshillime dhe paralajmërime që kanë të bëjnë me lagjet e tyre, informacione për rrugët e shmangjes në rast nevoje si dhe strehimet aktive.

Harta gjithashtu posedon linqe për video në Youtube nga regjionet e prekura. Isaac ende konsiderohet stuhi tropikale por pritet të marrë statusin e uraganit në kohën kur prek tokën.


Faqja e stuhive të Google është vetëm një nga faqet e ndryshme që ka krijuar Google vitet e fundit, kundër katastrofave globale.
Person Finder, i lansuar në 2010 ka ndihmuar përdoruesit të përcaktojnë vend-ndodhjen e të afërmve të tyre në tërmetet e mëdha që kanë ndodhur në Haiti, Japoni dhe Turqi. /Telegrafi/