Google paditet se regjistroi lokacionin e përdoruesve edhe kur ata e kishin të fikur

Shkaku i regjistrimit të lokacionit, Google mund të jetë në probleme të konsiderueshme.
Washington Post raporton se shteti i Arizonës së Shteteve të Bashkuara, po e akuzon Google se ka mbledhur të dhënat e lokacioneve të përdoruesve edhe kur ata e kishin jashtë funksionit, transmeton Telegrafi.
Nëpërmjet mundësisë së Settings, Google ua mundëson përdoruesve që ta fikin lokacionin.
Mirëpo, sipas padisë, të parashtruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich, pajisjet Android vazhduan të regjistrojnë dhe mbajnë regjistrimet e lokacionit në disa aplikacione, si në harta, njoftime për motin dhe aplikacionet e kërkimit edhe nëse përcjellja e lokacionit nuk ishte e aktivizuar.
Që të parandalohet plotësisht mundësia që pajisja të mbledhë të dhëna për lokacionin, përdoruesit e Android duhej të fiknin edhe një mundësi të dytë që është e vështirë që të gjendet.
Procedimi gjyqësor, gjithashtu pretendon se Android-i i Google ndonjëherë ndryshoi cilësimet e paracaktuara të përcjelljes së lokacionit, pa kërkuar pëlqimin e përdoruesit dhe pa i informuar.
Ky procedimi gjyqësor, kërkon dëmtime të papërcaktuara për banorët e Arizonës, por fundi i vendimit mund të shkojë deri në qindra miliona dollarë, tha Brnovich. Sipas ligjeve të Arizonës, Google gjithashtu mund të gjobitet deri në 10,000 dollarë për çdo shkelje.
“Ne kemi krijuar gjithmonë veçori të privatësisë në produktet tona dhe kemi siguruar kontrolle të forta, për të dhënat e lokacionit. Ne mezi presim ta zbardhim edhe këtë situatë”,tha një zëdhënës i Google për Washington Post.
Padyshim se kjo nuk është padia e parë këtij lloji për Google, pasi në korrik të viti 2018, Google u gjobit me afro pesë miliardë auro për shkelje të mosbesimit në Android, derisa në mars të vitit të kaluar, Google u gjobit me 1.5 miliardë euro për praktikat e reklamave që binin ndesh me ligjet e konkurrencës.
Gjatë vitit të kaluar, FTC e gjobiti Google me 160 milion euro, pasi YouTube shkeli Ligjin për Mbrojtjen e Intimitetit të Fëmijëve, kurse në muajin dhjetor Franca e gjobiti me 160 milion euro Googlen për sjellje anti-konkurruese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Po rriten me shpejtësi alternativat e platformës X – Bluesky dhe Threads

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët